Print this Page

SARANDA

 

SARANDA

Për herë të parë emri Saranda përmendet në vitin (1412).deri ne shekullin e 4 pas Krishtit ishte nen perandorine Romake dhe kjo gje vertetohet nga rrenojat e mureve rrethuese, pjese e te cileve ndodhen edhe ne shetitoren e qyetit. nga shek. i 4 deri ne shekullin e 6 Onhezmi ishte nen perandorine bizantine. Saranda është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian.

Më parë (në lashtësi ku dhe eshte permendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni) Saranda njihet në histori me emërtimin Onhezmi dhe kjo fjale ka 2 kuptime, sipas gjuhes latine Onhezi ishte nje ere luglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet dhe kuptimi i dyte eshte se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas) dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi ne lashtesi ishte nje qytet port nje nga portat ne mund ta quajm te till ,e cila bente lidhjen e ballkanit perndimor me vendet e europes lindore.Nje pik strategjike ekonomike shum e favorshme per iliret .
Ekonomia

Saranda është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Burim kryesor i të ardhurave është turizmi dhe emigracioni. Pozita e saj gjeografike favorizon shumë bujqesinë dhe blegtorinë. Edhe pse pas komunizmit prodhimi është shumë i pakët. Në zonën përreth Sarandës u ndërtuan me pune vullnetare rinore dhe me te burgosur jo politike tarraca me agrume te cilat ne te shumten e rasteve u shkatërruan pa u ngritur as edhe një padi e vetme nga asnjë instance.
Demografia

Nën juridiksionin e bashkisë Saranda janë pesë lagje dhe tri fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari. Qyteti numëron mbi 40.000 banorë dhe njihet si një zonë me emigracion të madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Saranda u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës,Janjarit janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti.

Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit Saranda, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint. Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit, rreth 1600 ha. Laguna është e pasur me bimësi që shërben si ushqim për llojet e shumtë të peshqve. Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj ujorë dimërorë dhe shtegtarë.

Historia e qytetit
Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një “boom” i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme. Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një udhëtimi të këndshëm rreth një orë me anije. Në vitin 1927, Saranda kishte rreth 800 banorë, ndërsa gati dhjetë vjet më vonë kishte 1800 banorë. Në këto vite pati një zhvillim urbanistik, ndërtohet moli, hapet shëtitorja anës detit, ndërtohen edhe shtëpitë e para dhe një seri magazinash e dyqanesh. Në vitin 1957 qyteti bëhet qendër administrative. Në vitet 1960-1980, Saranda promovohet si “ofertë turistike e Shqipërisë” jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por edhe për ata pak vizitorë të huaj që gati numëroheshin me gishta në shtetin e rrethuar me tela në mes të Evropës. Por gjatë kësaj periudhe u kryen edhe investimet e para, veçanërisht në kurorën e gjelbër të Rivierës. Mijëra të rinj punuan në aksione për t’i kthyer kodrat përreth në brezare ullinjsh, portokajsh dhe limonësh. Nga viti 1960 deri në vitin 1982, popullsia e Sarandës u rrit me një ritëm mesatar vjetor prej 2,7 për qind. Në atë periudhë qyteti i Sarandës numëronte rreth 15 mijë banorë dhe zhvillimi ishte mjaft i kufizuar. Në vitet 1990-2004 qyteti njeh një ritëm zhvillimi dhe një rritje të popullsisë, kryesisht prej ardhjes së mjaft familjeve nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Në vitin 1999 popullsia ishte 26.512 banorë. Nën regjimin otoman Saranda u bë me një dekret të Portës së Lartë pronë private e Sulltan Abdyl Hamitit. Në sundimin e Benitto Musolinit, qyteti i Sarandës mori emrin “Porto Eda”, për hir të bijës së vet. Pas Luftës së Dytë Botërore, disa zyrtarë të lartë të regjimit komunist e kishin qytetin si strehën e tyre turistike dhe të gjuetisë.

Zhvillimi i qytetit
Qyteti Saranda po njeh një zhvillim të vrullshëm të sektorit bankar. Bankat kryesore në Shqipëri kanë hapur në këtë qytet filialet e tyre, duke i kushtuar veçanërisht rëndësi shërbimit bankar gjatë sezonit veror. Deri tani ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar mbi 14 operatorë. Saranda ka një spital civil, ku trajtohen të gjitha rastet e mjekimeve dhe për ato më të rëndat bëhet në një kohë të shpejtë transferimi me helikopter drejt Tiranës apo drejt spitalit të Janinës (Greqi). Shërbimi në spital është tërësisht falas. Në Sarandë ka edhe shërbim urgjence dhe spital ditor. Ka gjithashtu ambulanca publike dhe klinika të specializuara. Kompanitë e telefonisë celulare Vodafon, Eagle, AMC dhe PLUS si dhe Albtelekom, ofrojnë shërbimin në Sarandë, ku sigurohet mbulimi i gjithë zonës përfshi edhe atë rurale me sinjal. Në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit mbahet për çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Butrint 2000″, me pjesëmarrjen e mjaft trupave teatrore evropiane. Në kinoteatrin e Sarandës vihen në skenë shfaqje të shumta. Gjatë muajve të verës jo vetëm trupa e estradës së Saranda, por edhe trupa të tjera brenda dhe jashtë vendit, japin shfaqje të ndryshme në qytetin që “përmbytet” nga vizitorët. Në qytetin e Sarandës ndiqen dy kanale televizive lokale: TV Saranda dhe TV Joni, si dhe të gjitha kanalet kombëtare, duke mos përjashtuar edhe disa kanale televizive greke dhe italiane, ndërsa përsa i përket komunikimit elektronik, Saranda Web mbetet kontakti i parë dhe kryesor, si në rrjetin social facebook, ashtu edhe nëpërmjet websaitit www.sarandaweb.al
Gazetat kombëtare mbërrijnë në mengjes nga Tirana, ndërsa gjatë sezonit del në Sarandë gazeta “Saranda”, e cila ka një pjesë të faqeve dhe në gjuhën angleze. Energjia elektrike nuk njeh ndërprerje gjatë viteve të fundit në Sarandë, përveç në rastet e ndonjë defekti në linjat e tensionit të lartë. Shumica e lokaleve dhe bar-restoranteve kanë si burim paralel rryme elektrike gjeneratorët. Tregu i frutave dhe i perimeve, ku gjenden ushqime organike të fermerëve të zonës, është në qendër të qytetit. Saranda ka traditë në prodhimet bujqësore dhe gjatë verës tregu njeh çmime mjaft të favorshme. Por funksionojnë më së miri edhe marketet e vogla dhe të mesme, të cilat janë të shumëllojshme me artikujt e përdorimit të gjerë. Pothuajse gjatë gjithë ditës dyqanet ushqimore janë të hapura. Ndërsa njësitë që shesin suvenire janë në qendër të qytetit, fare pranë kinoteatrit. Dyqanet zakonisht hapen në orën 7.30-8.00 të mëngjesit dhe mbyllen rreth orës 21.00 të darkës. Në Sarandë prodhimet e detit gatuhen kryesisht të zgarë. Në përgjithësi, ushqimet janë të pjekura mirë, përdoret edhe gatimi me avull. Pjatat e dyta të mishit janë me bazë qengji dhe gici. Si pije gjatë ngrënies përdoret shpesh rakia dhe vera.

saranda

Saranda Albania, Saranda guide , Saranda info , Plazhe Sarande , Saranda Web

comments

Permanent link to this article: http://www.sarandaweb.al/

PD SARANDE

Partia Demokratike dega Sarande reagon ashper per arrestimet e fundit ne Sarande

Me nje deklarate shperdare sot Partia Demokratike dega Sarande reagon per arrestimet e fundit ne Sarande Trinomi Rama-Meta-Kokedhima, goditjen e rradhes e beri ne Sarande. Me nje urdher te paster politik, prokuroria e Sarandes vendosi arrestimin e tre ish-zyrtareve te larte te ALUIZNI Sarande. Vesel Koçia, Manjola Nikollo e Laert Cane u vune ne shenjester …

Read more

vesel kocia

Vesel Kocia : Akuzat jane politike, do perballem me drejtesine

Ish-kreu i zyrës së ALUIZNI-t Sarandë, në kërkim prej tre ditësh, i është dorëzuar vullnetarisht policisë së Tiranës. Para se të provonte prangat e policisë, Vesel Koçia, njëkohësisht dhe nënkryetar i PD-së dega Sarandë, ka mohuar akuzat duke i cilësuar ato si politike.   Share the post “Vesel Kocia : Akuzat jane politike, do perballem …

Read more

1457598_748351525200792_3199753702531868774_n

Cipa : Butrinti gati per Superligen

Rrëfehet kryebashkiaku-president Stefan Çipa, njeriu që po ngre në nivele të larta futbollin sarandiot. “Ja si e përmirësuam infrastrukturën dhe skuadrën, tashmë duam të lëmë gjurmë edhe nëpërmjet futbollit” nga Erjon SALIU Butrinti për herë të parë në historinë e vet, është në krye të Kategorisë së Parë. Padyshim që merita është e të gjithëve, …

Read more

policia-e-sarandes

Dhunohen policet e komisariatit Delvine

5 personat nga Delvina në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e policisë dhe shefin e rendit të këtij Komisariati, ndërsa si pasojë e dhunës u kanë shkaktuar dëmtime të lehta edhe punonjësve të policisë. Mësohet se nga ngjarja është dëmtuar edhe automjeti i patrullës së policisë. Policia e Sarandës ka arrestuar 3 …

Read more

10736206_10202389926778888_263325865_n

Sarande – vazhdojne arrestimet per lidhjet e paligjshme dhe nderprerjet e energjise per debitoret

Dita e sotme ka shenuar per “OSHEE” Sh.a Njesia Sarande nje aksion te gjere ne te gjithe zonen e mbulimit nga kjo Njesi: Sarande- Konispol- Delvine. Grupe te punes ne nderthurje Elektriçiste/ specialiste te OSHEE Sh.a dhe forca te Komisariateve te Policise respektive Sarande e Delvine kane kaluar ne site qindra abonente. Ne krye te …

Read more

yobAto1

Vende te lira pune ne spitalin e Sarandes

Vende te lira pune ne spitalin e Sarandes Share the post “Vende te lira pune ne spitalin e Sarandes” FacebookTwitterGoogle+ comments

Read more

ChatClick here to chat!+